Deputeti i NISMA-s tregon nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për Demarkacionin

0

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se do të mbetet të shihet gjatë mbajtjes së seancës nëse do të jenë votat e mjaftueshme për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Shalës, mbetet të shihet se kush do të vendos interesat e përgjithshëm mbi ata personal.

Në fund Shala ka thënë se beson që Demarkacioni të ratifikohet.

“Këtë pyetje duhet të ia bëni deputetëve. Ne po shkojmë ne seancë, dhe mbetet të shihet si do të jetë epilogu. A do të jenë votat apo jo, me rendësi seanca do të mbahet. E gjithë ardhja në këtë pikë të Demarkacionit është kontribut i liderit tonë Fatmir Limaj. Ai ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për Demarkacionin” , ka thënë Shala i pyetur nga gazetari nëse i kanë votat për Demarkacionin.

“Mbëtët të shihet në seancë, se kush do ta qet interesin e përgjithshëm mbi interesat personale. Po besoj që po”, ka përfunduar Shala.,/Gazeta Newborn/