“Denizi” vajza e Nihanit dhe Kemalit, vallëzon me një këngë në gjuhën shqipe

0

Vogëlushja arriti të fitoi një famë të madhe
“Kara Sevda” ishte një prej më të ndjekurve jo vetëm në Turqi, por edhe në vende të ndryshme të botës.

Ai u shfaq edhe për publikun shqiptar përmes RTV21. Aktorët e serialit ishin aktorë të cilët ishin pjesë edhe në seriale tjerë, por atë të cilën e pamë për herë të parë ishte voglushja e cila ishte në rolin e bijës së “Nihanit” dhe “Kemalit”, “Denizi”.Related image

Sponzor

Related image

Ëmbëlsira e këtij seriali cilësohet të jetë “Denizi”, aktorja e cila i dha jetë këtij roli quhet Arven Beren, ku vetëm katër muajshe arrit të fitoi një famë të madhe.

Tani “Denizin” mund ta gjejmë edhe në rrjetin social Instagram. Prindërit e saj kanë hapur një llogari me emrin e Arven Beren, dhe ata vazhdimisht postojnë fotografi e video të “Denizit”, shkruan rtv21.tvRelated image

Kurse, “Macja le të lahet” është kënga e cila na ka shoqëruar gjatë fëmijërisë tonë dhe kështu do të ndodhë edhe për shumë fëmijë të tjerë. E ajo çfarë na çuditi sot është se edhe vogëlushja e serialit “Dashuri e pafund” kënaqet pafund me këtë këngë.

Në një video të postuar në profilin e saj në instagram, i cili menaxhohet nga e ëma, Arven Beren është shumë e lumtur duke kërcyer nën tingujt e këngës shqip. Mos e humbisni këtë video, pasi me siguri do të jetë gjëja më e bukur që do të shihni sot.

Ndryshe, se a do ta shohim Arven në role tjera mbetet të shihet. Të pyetur për këtë gjë prindërit e saj nuk kanë thënë diçka konkrete.

-Sponzor-