Deklarata e fuqishme e Vasilit: Duhet të jemi gati të derdhim gjak për bashkimin kombëtar

0

Regjisori Laert Vasili, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, bëri një deklaratë jo fort të zakontë kur tha se duhet të jemi gati të derdhim gjak për bashkimin kombëtar.
Pjesë nga biseda:

Vasili: Unë mendoj se sot më tepër se kurrë është çast historik. Ky bashkim kombëtar është nevojë që rri pezull këtu e më tepër se një shekull. Është çasti që shqiptarët të ndërgjegjësohen. Nëse e duam bashkimin me Kosovën, atëherë le të ndjekim njerëz të cilët e kanë këtë ideal. T’u ofrojmë atyre ndihmën tonë.

Sponzor

Zheji: Ishte dakord për të paguar një taksë bashkimi?

Vasili: Unë nuk mendoj se duhet të jepet një taks. Çdo fitore merret me gjak. Taksa është shumë pak. Duhet të jemi gati të derdhim gjakun nëse është e nevojshme për këtë bashkim kombëtar. Taksa është shumë pak.

Kulla: E di ti sa kushton një luftë? Po u derdh gjaku, gjaku me luftë bëhet

 

-Sponzor-