Dallavere me rezultatet në FSK’së, ja çfarë ndodhi

0

Ëndrra e tyre ka qenë të bëhen ushtar ne Kosovë.

Por për shumicën prej këtyre kandidatëve shpresa për t’i shërbyer vendit si ushtarë është shuar.

Sponzor

Kjo pasi që tashmë, Ministra e Mbrojtjes ka publikuar rezultate e testimeve për kadetët e ri.

E shumica prej këtyre aplikantëve nuk e gjetur veten ne listat e të pranuarve.

Këta kandidatë ndonëse hezitojnë të flasin para kamerës, nëpër rrjete sociale po aludojnë se ka pas parregullësi në këtë proces.

“Shumë mirë bre i nderuar qe e hape këtë temë se me te vertet diqka so nrregull me keto konkurse shfrytezoje autoritetin e deputetit dhe hulumto qe manipulatoret te vihen para drejtesisë”.

Madje pati të atillë që në komente treguan edhe rezultatet që i kanë arritur gjatë testimeve.

Këto ankesa janë bërë në një status të postuar nga deputeti i AAK-së Bekë Berisha.

Vet deputeti i AAK-së, ka treguar se ka marrë shumë ankesa gjatë ditës për këtë proces.

Pos kësaj ai ka kërkuar transparencë maksimale nga Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

“Sot pranova dhjetra thirrje telefonike dhe mesazhe zhgenjyese të kandidateve për ushtarë në FSK , djem e vajza të kosoves të bindur qe kan kaluar testimet fizike dhe psiqike me 100 , por qe nuk janë zgjedhur . Të njetat mesazhe të zhgenjimit kam pranuar edhe në perzgjedhjen për polici dhe kam pas fakte që perzgjedhet aty kan qenë të dyshimta por nuk reagova për shkak se nuk isha i sigurte dhe nuk doja që të lendoja konkursin institucionin por as te përzgjedhurit”

Ndërsa nga Ministria e Mbrojtjes nuk kanë pranuar të prononcohen par kamerës së T7.

Ndërkohë, ata kanë lëshuar një kokmuniktë ku kanë sqaruar procesin. Pos kësaj kanë bërë të ditur se të pakënaqurit kanë të drejtë ankese.

“Të gjithë ata që janë të pakënaqur me fazën e parë të testimit dhe të përzgjedhjes, ankesat me shkrim duhet t’i dorëzojnë në Departamentin e Personelit, në Ministri të Mbrojtjes, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, deri më datë 26 prill 2019. Të gjitha ankesat do të shqyrtohen sipas rregullave dhe procedurave ligjore. Të gjithë të ankuarve do t’ju jepet mundësia t‘i shohin rezultatet e testeve të tyre dhe të njihen me procesin e vlerësimit”.

Ky konkurs për rekrut të rinj është hapur pasi që Forca e Sigurisë së Kosovës, mori mandat ushtarak.

-Sponzor-