Dalin detaje të reja dhe të papritura nga rasti ku ishte e përfshirë Elvana Gjata

0

Disa orë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë në ish-Bllok, gazetari Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga ngjarja e një nate më parë ku humbi jeten Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mikun e tij Eljon Hato.

Sipas Hoxhës ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përkët konfliktit që mund të kenë pasur dy grupet me njëri-tjetrin. Ai thotë se grupi i komandos Marvjol Bilo që qëlloi Fabjol Gaxhën u thirr që të vinte në lokal, në një kohë që grupi i Ervis Martinajt ishte aty.

Sponzor

Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur mjetin e tij të shërbimit.

Hoxha sqaron gjithashtu se në ambientet e lokalit që frekuentohej nga VIP-a e biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë. Sipas tij, pistat e hetimit janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t’i përjashtojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm tek një motiv banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima.

Për ngjarjen dimë që një Komando ka qëlluar truprojën e Ervis Martinajt, çfarë mund të na thoni më shumë?

Mund të them se grupet më të forta në kryeqytet prej kohësh kishin rënë në një lloj heshtjeje, kuptohej që në qytet ishin të ndara zonat e influencës. Ishte krijuar një lloj qetësie dhe s’kishte ngjarje. Kjo ngjarjee ndodh në një moment kur Tirana duhet të ishte më e sigurt se kurrë për shkak të Ministerialit. Ngjarja e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku 100 metra larg lokalit kemi Presidencën, kemi seli partish të rëndësishme.

Personat janë larguar menjëherë pas ngjarjes?
Është gjetur një motor pas ngjarjes. Kam parë policinë të sekuestrojë kamera e sigurisë gjithandej. Dyshohet se njëri nga autorët është larguar në këmbë, një tjetër me taksi dhe një tjetër me motor.

Emri i Elvana Gjatës është përmendur, pra mendohet se njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka ngacmuar atë?

Është e vërtetë që është shoqëruar për të dhënë deklarime. Ajo është parë në ambientet e lokalit. Edhe pronari i lokalit u shoqërua ku dha deklarime. Por tek motivi i ngjarjes nuk shkojmë dot direkt. Nuk mendoj që konflikti mund të ketë qenë i gjithi banal. Mund të të rendis 10 pista, konflikte, borxhe, fajde. Ka shumë arsye që duhet të kem prova që ti përjashtoj. Nuk janë bërë 24 orë që kur ka ndodhur ngjarja. Është shoqëruar çdo person që ishte brenda, kanë qënë në lokal VIP-a dhe me imunitet. Ka elementë që thonë edhe për një të plagosur tjetër dhe që ne nuk e dimë.

Po për pronarin e lokalit çfarë mund të na thoni?

Lokali ishte nga ata që synonte klientelë VIP, si bari dhe restoranti, donte klientelë luksi. Aty ka shishe vere nga 300 euro në 3 apo 4 mijë euro. Pronari i lokalit ka synuar këtë klientelë. Besoj që ka qenë në rregull me ligjin e taksat. Ai është i shoqëruar se çfarë di për ngjarjen. Kjo është pjesë e hetimit të policisë. Edhe në këtë ngjarje ka pasur persona VIP dhe jo të tjerë

Si nisi i gjithë konflikti, ju thatë që Martinaj ishte në banak?

Informacioni që unë kam është një pjesë e këqyrjes së kamerave të policisë. Një pjesë e dëshmitarëve janë të traumatizuar nga ajo që ndodhi. Një nga personat është goditur në nofull dhe nuk flet dot, Martinaj është goditur në qafë dhe ai e ka të pamundur të flasë. Është shumë e rëndësishme të zbardhet motivi, në bazë të dinamikës dhe personave të përfshirë. Nuk besoj se motivi është banal. Këto motive banale shërbejnë si shkak për të zbuluar motive të tjera.

Si shpjegohet përfshirja e komandove në ngjarje kriminale?

Rrogat që marrin komandot nuk janë të mjaftueshme. Në disa ngjarje të fundit, në Elbasan, Shkodër, por edhe grabitjes në Rinas ishin komando. Kjo vijnën pasi ata janë të trajtuar e kanë institikt. Grabitja në Kashar bëhej për tre minuta. Ngjarja e djeshme nëse do të ishin njerëz të tjerë do të kishte viktima të tjera. Glock 9-19 që është përdorur, pajimet e tij ndodhen në repart. Por do të verifikohet nga ekspertiza balistike dhe hetimi, nëse është pjesë e armatimit të FA që e përdor edhe policia, sidomos për njësinë elitë. Ne e dimë se cfarë i bënë kryeministrit serb, e deklasuan ‘Beretat e Kuqe’, njësia eletitë e forcave serbe.

Është ngjarja e djeshme prishje balancash?

Kemi tre muaj që denoncojmë ngjarje të rënda, nga Elbasani në Shkodër, Vlorë, Nikël, Lushnje. Nëse humbëm një javë duke u marrë me ‘Xhisielën’ lamë botën reale të asaj që ndodh në Shqipëri. Askush nuk e di kush janë autorët e 6 vrasjeve në Shkodër, apo ku janë dy të zhdukurit. Kush e qëlloi Arjan Ferracaku? Nuk kemi një përgjigje. Kjo ngjarje është premisa e një seriali që mund të ndodhë më pas dhe të ndërhyrjes që do të bëhet, politike e kam fjalën. Do të kemi një serial tjetër. Oazi i qetësisë në Tiranë është prishur.

-Sponzor-