Dafina Zeqiri i bashkohet protestës dhe bën thirrje edhe për një protestë tjetër

0

Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot u mbajt protestë para Policisë së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Kësaj proteste iu bashkua edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila përmes një postimi u shpreh se dukuritë e tilla duhet ndëshkuar, dhe se e gjithë kjo nuk duhet të përfundoj me kaq.

Sponzor

“Bac edhe sa thirrje”, ishte pankarta me të cilën këngëtarja u shfaq në protestë.

“Kjo protetste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire!!”, shkroi Dafina Zeqiri në postimin e bërë.

Por, më pas këngëtarja ka bërë thirrje që edhe ditën e nesërme t’i bashkohen sa më shumë njerëz protestës së radhës që do të mbahet në Drenas.

 

 

“Të bashkohemi të gjithë në protestën që mbahet nesër në Drenas në orën 12:00. T’a ngrisim zërin kundër dukurive të tilla në vendin tonë!”, ka shkruar Zeqiri./GazetaBlic

-Sponzor-