Conte ‘zbulon’ transferimin e parë të Chelsea

0

Antonio Conte i ka hapur rrugë transferimit të Ross Barkleyt te Chelsea.

Gjatë ditës së sotme ka pasur shumë raportime se skuadra kampione e Premierligës është e interesuar të nënshkruaj me yllin e Evertonit, Ross Barkley, i cili pritet që sot edhe t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Sponzor

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, nuk ka dashur të flas shumë rreth këtyre spekulimeve, por ka shtuar se Barkley është një lojtar me perspektivë.

“Të jemi të sigurt ne po flasim për një lojtar anglez, të ri e që mund të kethë shumë perspektivë te Chelsea!”

“Është një mundësi e mirë për klubin që të transferojë këtë lojtar. Më duhet ta përsërisë, për çdo gjë klubi do të më informoj”.

“Ai është i ri, ka shumë për të përmirësuar. Është i fortë psikologjikisht dhe ka një teknikë të mirë”, ka shtuar Conte.

-Sponzor-