Cilët janë më të lumtur, burrat apo gratë?

0

Shkenca konfirmon se meshkujt dhe femrat përjetojnë emocione pozitive, ose negative në mënyra të ndryshme. Ajo që e përshkruan tablonë komplekse të këtyre dallimeve, siç rezulton nga hulumtimi më i fundit, është një artikull i botuar në “The Conversation”.

“Lumturia e grave” (një emërtim i dobishëm për të lehtësuar diskutimin), ka pësuar një rënie gjatë 30 viteve të fundit, edhe pse disa studime statistikore të kohëve të fundit, tregojnë se ajo arrin kulmin e vet në pleqëri, kur reduktohen presionet lidhur me jetën familjare. Gratë rrezikohen ndërkohë dy herë më shumë se sa burrat nga depresioni, por dalin më shpejt prej tij (si dhe janë më shumë më të prirura, për të kërkuar ndihmë terapeutike).

Sponzor

Emocionet janë më të forta

Kjo predispozitë, balancohet nga fakti që tek femrat, emocionet pozitive përjetohen me një intensitet më të madh. Ndoshta për arsye të lidhura me evolucionin, gratë e shprehin më lehtë gëzimin, afërsinë, por edhe frikën, të gjithë përbërës që lidhen me marrëdhëniet shoqërore që duhen kultivuar.

Këto emocione (me përjashtim të zemërimit), ndahen gjithashtu më lehtë me të tjerët në nivelin verbal:në përgjithësi, besohet se lumturia e grave, është më shumë e lidhur me kontekstin relacional në krahasim me atë të burrave.

E fyer? Kush, unë?

Disa studime, konfirmojnë që gratë arrijnë rezultate më të larta në detyrat e njohjes emocionale, ndjeshmërisë sociale dhe empatisë. Pro ato që mund të duken si “avantazhe”, kundër-balancohen nga problemi i zemërimit. Burrat janë më të prirur ta shprehin haptazi zemërimin, dhe ta drejtojnë atë mbi personin në fjalë.

Nga ana tjetër, për gratë nuk është “e pranueshme në rrafshin shoqëror” të shprehin hapur zemërimin e tyre:pra, ato kanë prirjen ta mbajnë përbrenda atë, një faktor që sipas shkencëtarëve, kontribuon në një ndjeshmërinë më të madhe të grave ndaj stresit dhe depresionit.

Më të qëndrueshëm

Burrat tregojnë një kapacitet më të madh për zgjidhjen e problemeve dhe fleksibilitet njohës, tipare që mund të kontribuojnë në një gjendje më të qëndrueshme pozitive, më pak të lidhur me luhatjet e jashtme. Nga ana e tyre, gratë mezi ia dalin të ruajnë një gjendje humori, nëse këtë nuk e lejon mjedisi social përreth.

Për shembull, ato kanë më shumë të ngjarë t’u japin përparësi nevojave të të tjerëve në krahasim me të tyren, një tipar që i bën ato edhe më të prirura ndaj pakënaqësisë dhe zhgënjimit. Për burrat, është më e lehtë të kultivojnë mirëqenien e lidhur me kënaqësinë dhe hedonizmin.

Ajo çfarë na bashkon

Siç mund ta shihni, çështja është komplekse, dhe është akoma më shumë nëse kihet parasysh personaliteti i secilit, përtej përgjithësimeve shumë të thjeshtëzuara. Pavarësisht ndryshimeve, përfitimet e lumturisë tek humori dhe shëndeti, kanë të bëjnë me të gjithë pa dallim, dhe më e rëndësishmja, ato janë gjithsesi janë të lidhura me marrëdhëniet shoqërore, dhe jo vetëm me individualitetin. / Focus/OxygenPress.info/

-Sponzor-