Çiklisti thyen rekord me shpejtësinë prej 280 kilometrash në orë

0

Një çiklist nga Britania e Madhe e ka thyer rekordin e shpejtësisë maksimale të lëvizjes me biçikletë pasi u tërhoq nga një veturë Porsche dhe më pas u la i lirë në një pistë aeroporti.

Neil Campbell, 45 vjeç, theu rekordin e mëparshëm prej 268 kilometrash në orë përmes një biçikletë të ndërtuar enkas për këtë ngjarje, e cila kushton 15 mijë funte.

Sponzor

Arkitekti nga Essex-i u tërhoq nga vetura sportive në pistën “Elvington” në North Yorkshire dhe më pas u lëshua të lëvizte vetë për t’ia matur shpejtësinë.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga një çiklist holandez në vitin 1995.

Campbell tha se është i mahnitur me arritjen e shpejtësisë më të madhe të lëvizjes me biçikletë.

Pista në të cilën lëvizi biçiklisti është e gjatë 3.2 kilometra.

Dëshmitë e regjistruara nga rekordi i thyer do të dorëzohet te libri i rekordeve “Guinness”.

Ai vitin e ardhshëm do të provojë ta arrijë shpejtësinë prej 354 kilometrash në orë në një pistë në Shtetet e Bashkuara, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta New Born.

-Sponzor-