Çfarë biseduan krerët e shtetit me ambasadorin amerikan? Presidenti zbulon detaje nga takimi

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar detaje nga takimi që ai, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, kanë zhvilluar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip S. Kosnett.

“Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar Thaçi, në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet.

Sponzor

“Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës”, ka deklaruar presidenti kosovar.

“Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore”, ka shtuar Thaçi.

“Nuk kemi kohë për të humbur”, ka porositur presidenti i Kosovës.

-Sponzor-