Burundi nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës

0

Burundi në përgjithësi është kundër shkëputjes dhe prandaj ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës, tha Ministri i Punëve të Jashtme i atij vendi, Ezekiel Nibigira në Beograd.

Nga ana e tij, homologu i tij serb, Ivica Daçiq tha se Burundi, me vendimin e tij të vitit të kaluar për të tërhequr njohjen e Kosovës, kontribuoi në një ndryshim në planin ndërkombëtar dhe pozicionin ndërkombëtar i Serbisë në procesin e negociatave, pa të cilin një zgjidhje e qëndrueshme është e pamundur, transmeton Klan Kosova.

Sponzor

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Daçiq theksoi se vitin e kaluar ai vizitoi pothuajse në të njëjtën kohë Burundinë dhe pastaj iu dha nota e tërheqjes së njohjes së Pavarësisë së Kosovës./klankkosova.tv/.

-Sponzor-