Boshnjaku i Zvicrës: Serbia? Me Shqipërinë ishte më e vështirë

0

Zvicra e shqiptarëve do të përballet me Serbinë dhe kjo mund të jetë ndeshja më e zjarrtë e këtij Botërori, pasi thumbimet në distancë mes lojtarëve kanë filluar. Sulmuesi boshnjak i cili mbron ngjyrat e helvetëve, Haris Seferović është shprehur se sfida ndaj Shqipërisë ishte më e vështirë për tu përgatitur nga pikëpamja emocionale në Euorpianin e Francës.

“A ka rivalitet nga lufta? Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur. Por unë nuk jam lindur në Bosnjë dhe nuk kam jetuar kurrë atje. Kam shumë serbë në skuadër te Benfika dhe ia kaloj mirë më ta. Qëndrojmë bashkë, dalim bashkë, jemi kolegë. Tani është Botërori, ata duan pike, ne duam pikë. Serbi-Zvicër është një ndeshje futbolli.

Me Shqipërinë ishte e vështirë, sidomos për Granit Xhakën, i cili duhej të luante kundër vëllait të tij. Por mua nuk më shqetësonte kjo gjë as gjatë Europianit. Për mua kundërshtari mund të jetë edhe Mali i Zi apo Kosova. Unë thjesht luaj futboll, dua të fitoj ndeshjet. Nuk më interesojnë aspak çështjet politike nga jashtë”, ka thënë sulmuesi i Zvicrës.