Boksieri i peshave të rënda e puth gazetaren live në emision

0

Boksieri i peshave të rënda Kubrat Pulev ka fituar vëmendjen e të gjitha medieve pas fitores me nokaut ndaj Bogdan Dinu në Las Vegas. Nuk bëhet fjalë për faktin se mposhti kundërshtarin e tij duke e dominuar, e as për fitoren e 27 në karrierë në 28 sfida, por për puthjen që i dha gazetares pas ndeshjes.

Bullgari Pulev u intervistua nga gazetarja Jennifer Ravalo dhe pas pyetjeve dhe përgjigjeve të dhëna, ky i fundit e puthi.

Sponzor

Një ngjarje që të kujton puthjen e famshme të Iker Casillasit ndaj Sara Carboneros pas fitimit të Kupës së Botës në vitin 2010, por ndryshe nga portieri spanjoll, Pulev nuk është në një marrëdhënie me gazetaren./AlbanienShow

-Sponzor-