Boban niset drejt Madridit

0

Merkato verore është drejt fundit të saj e skuadra e Milanit nuk ka shumë kohë dhe për këtë arsye po përshpejton tratativat për të finalizuar atë që do të ishte goditja më e madhe në merkaton e verës për klubin kuqezi.

Bëhet fjalë për Angel Correa. Sipas mediave italiane, misioni i është besuar Zvonimir Boban, i cili të hënë do të udhëtojë drejt Madridit ku do të takohet me drejtuesit e Atletico.

Sponzor

Image

Palët janë parimisht dakord, por duhen “limuar” edhe detajet e fundit të marrëveshjes. Kështu, Boban do të prezantojë zyrtarisht ofertën e Milanit, i cili është gati të paguajë 42 milion euro si dhe të heqë dorë nga 30% e vlerës së kartonit të futbollistit në rast se ai do të shitet në të ardhmen. Atletico Madrid kërkon 50 milion euro, por pas rezistencës së gjatë, mund të dorëzohet në fillim të javës së ardhshme

-Sponzor-