Bie nga sistemi Facebook, Instagram dhe WhatsApp

0

Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë rënë nga sistemi pasi që përdoruesit anembanë globit po ankohen se nuk mund të hyjnë.

Të tre rrjetet sociale – të cilat i përkasin Facebookut – kanë pasur probleme që nga ora 11:00 sot, njofton Klan Kosova.

Sponzor

Monitorimi i faqes së internetit doëndetector.co.uk ka marrë mijëra ankesa në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe disa pjesë të SHBA-së.
Qindra njerëz në Tëitter kanë raportuar problemet, edhe pse ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga kompania që adreson problemet.

Ata që po provojnë të hyjnë u del se “faqja nuk mund të jetë e qasshme”.

-Sponzor-