Berisha e quan “të marrë” Thaçin

0

Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë – në veçanti për krijimin e një ekipi shtetëror për dialog me serbët, dhe për një rezolutë të Kuvendit të Kosovës kundër nismës së presidentit Hashim Thaçi për rishikimin e kufijve me Serbinë.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Berisha, në rolin e analistit politik, ka sulmuar presidentin Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh”.

Ai ka thënë se Thaçi jep deklarata kundërthënëse, duke thënë diçka tjetër paradite, e diçka tjetër pasdite.

Sponzor

Sipas tij, presidenti i vendit s’e kupton as veten e tij, prandaj është e pamundur ta kuptojnë të tjerët.

Madje, Berisha ka vlerësuar se Thaçi po tregohet “i marrë”, duke marrë qëndrime që bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Berisha ka kujtuar se Kushtetuta nuk i jep mandat Thaçit për bisedime me Serbinë për kufijtë.

Ai e ka quajtur Thaçin bajraktar të vetëshpallur të delegacionit negociator me Serbinë, duke shtuar se presidenti ka humbur luftën me Serbinë. /Express/

 

-Sponzor-