Befason Kryeministri Haradinaj me këto fjalë për demarkacionin

0

 

Kauza kryesore që Haradinaj të vijë në pushtet ishte marrëveshje e nënshkruar mes Kosovës e Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare.Me t’u bërë shef i Qeveris, Haradinaj premtoj se çështja e demarkacioni do të ketë zgjidhje rekorde,por nuk ndodhi ashtu.Kryeministri në një intervistë për lajmi.net ka thënë se e vetmja vonesë që demarkacioni nuk po shkon në Kuvend është deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila po pretendon se hartat e prezantuara nga komisioni janë false.

“Kam dëgju që Vjosa Osmani po gjen shkas me e vonu, po thotë se hartat janë false edhe prokuroria po pret e nuk po e procedon. Këto janë dy punë të ndara, parlamenti duhet me procedu me procedurat e veta e nëse ka probleme të tilla si të hartave mundet ajo (Vjosa Osmani) t’i shkruaj një letër prokurorisë me ju thënë, ju lutem shqyrton këtë rast se ne kemi dyshime se ka falsifikim. Megjithatë, procedurat duhet të vazhdojnë në parlament nuk është e nevojshme me u vonu më”, ka thënë kryeministri.

Për deklaratat e ndryshme se liberalizimi i vizave do të ndodh në mars, sipas kryeministri, e në qershor sipas ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, Haradinaj ka thënë se për të ditur se kur do të liberalizohen duhet që deputetët të vendosin sa më shpejtë për demarkacionin e më pas të vazhdohet me procedura të tjera.“Tani problemin e kam të vonesat në Parlament, pra, për të ditur në mars a kur duhet të merret një vendim në parlament, duhet deputetët të vendosin për demarkacionin, lë të vendosin në bazë të bindjes të lirë, le të votojnë, nuk është fundi i botës edhe nëse votojnë jo”, ka thënë ai.Kryeministri thotë, se në momentin që deputetët i thonë jo demarkacionin, atëherë aktivizohet Qeveria për të gjetur zgjidhje.Haradinaj tregon edhe hapat që do t’i ndërmarrin në rast se demarkacioni dështon të marr votat e nevojshme në Kuvend që mund ta ndiqni në intervistën më poshtë.