Beckham parashikon finalen e Botërorit

0

​David Beckham ka parashikuar finalen e Botërorit duke thënë se Anglia dhe Argjentina do të takohen në finale, transmeton Gazeta NewBorn.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madridit ka dhënë një intervistë pas një eventi promovues që mbahej në Kinë, duke lavdëruar kombëtaren Angleze pas një fillim të mbarë në fazën e grupeve.

Sponzor

“Besoj se Argjentina do të luajë në finale kundër Anglisë”, tha Beckham.

“Është e qartë dëshira ime që Anglia të dal fituese ne Rusi, pas pasionit që kam për vendin tim”, vazhdoi ai.

“Jam shumë i lumtur që fituam ndeshjen e parë të grupit. Anglia është një skuadër shumë e re, ata nuk kanë shumë eksperiencë dhe rruga e Botërorit do të bëhet edhe më e vështirë pasi ka shumë skuadra me kualitet në këtë kompeticion”, tha anglezi. /Gazeta NewBorn/

-Sponzor-