BE-ja merr vendim

0

Në një dokument prej 5 faqesh që do të paraqitet javën e ardhshme në samit, Bashkimi Evropian ka shpalosur strategjinë për të rritur ndikimin në botë në 5 vitet e ardhshme dhe të luajë rol në formimin e të ardhmes globale.

Në dokumentin që citohet nga ‘Deutsche Welle’ thuhet se BE duhet të bëhet më e fuqishme dhe më me vetëbesim, por për këtë duhen më shumë fonde. BE do të kërkojë që të përfaqësojë pozicionin e saj më me vendosmëri dhe të jetë më e unifikuar në politikën e jashtme.

Sponzor

Sa i përket anëtarësimit të shteteve të tjera, në dokument thuhet se dera do të mbetet e hapur.

Në mbrojtjen e klimës, pavarësisht protestave të të rinjve dhe debateve në fushatën zgjedhore europiane, BE nuk paraqet ndonjë objektiv konkret.

Dokumenti i referohet marrëveshjes për klimën e arritur në vitin 2015. Megjithatë thuhet aty “BE nuk mund të veprojë vetëm: të gjitha vendet duhet të ecin përpara e të bëjnë më shumë për mbrojtjen e saj”.

Për “forcimin e bazës ekonomike”, ky draft i BE kërkon transformimin digjital të ekonomisë dhe “një politikë industriale ambicioze, të zgjeruar, dhe të koordinuar.”

-Sponzor-