BALLË PËR BALLË…- Një ‘karrocë’ në Parlament.

0

Fetah Rudi nuk mund të ec vetëm. Ai përdorë karrocë për të lëvizur. Karroca e ndihmon për të vizituar të afërmit e shoqërinë e tij. Ai përdor karrocë për të jetuar.

Edhe pse ishte në luftë, karroca i erdhi ‘dhuratë’ nga paslufta. Për shkak të orientimit e aktivitetit të tij. Mbeti gjallë vetëm pse ashtu deshi Zoti. Ai sot është ‘statujë’ e lëvizshme për të na qortuar dhe për të na treguar se nuk jemi ata që dikur synonim e donim të ishim.

Sponzor

Në fakt Fetahun, nuk e ndali askush. As plumbi. As karroca. As shkalla e invaliditetit, nuk e ndalën të besoj dhe shpresoj për të mirë, për atë që kemi ëndërruar drejtë lirisë e pavarësisë.

Këto ‘pengesa’ në fakt duke i dhënë më shumë kurajo, e bëjnë më të fortë qëllimin e veprën e tij. E bëjnë më fisnike veprën dhe misionin e tij.
Sot, kjo kurajë, së shpejti do ta drejtoj drejtë institucionit më të lartë të vendit tonë. Ai, do të hyj aty për të dëshmuar, qoftë edhe pa folur hic, për atë çfarë përjetoj kjo shoqëri.

Poashtu, në anën tjetër, Fetahu në Parlament do të na ndihmoj të pastrojmë të këqijat që kishim mes vete. Sepse Fetahu do të punoj fuqishëm edhe aty. Ai nuk don mëshirë. Ai do të na ndihmoj të kujdesemi për ata që nuk kanë gjitha aftësitë që na i fali Zoti. Fetahu në Parlament do të na ndihmoj të rezonojmë ndryshe për të kaluarën në mënyrë që e ardhmja të jetë më e mirë dhe e kaluara të mos na përsëritet kurrë.

Prania e një ‘karrocë invalidore’ në Parlament, e mbi karrocë një njeri, ka një kuptim shumë dimensional.
Ajo karrocë do të bartë një njeri që dhá gjithcka pati e mundi për këtë copë toke.
Këtë karrocë i dhanë ata që i mban kjo tokë. Karrocën në fakt ia mundësoi Zoti.
Sepse dikush tjetër tentoi që dheut të kësaj toke t’ia jap Fetahun përgjithmonë!

E ne tani, Fetahun do ia japim Parlamentit!

-Sponzor-