Baki Kelani jep detaje rreth arrestimit që xhandarmëria serbe u bëri dy shqiptarëve

0

Xhandarmëria serbe mbrëmë ka arrestuar dy persona në fshatin Llaushë të Podujevës, konkretisht në brezin kufitar në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky informacion është konfirmuar për lajmi.net, nga zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sponzor

“Me datë 31.01.2018, rreth orës 18.45 në fshatin Llaushë të Podujevës, në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ka ndodhë arrestimi i dy personave. Informacioni i pranuar nga Policia e Kosoves ka të bëjë fillimisht me arrestimin e një personi, e më pastaj edhe arrestimin e personit të dytë (m/sh/k) nga autoritet policore serbe”, tha ai.

Kelani me pas tha se autoritet policore serbe personave të arrestuar u janë konfiskuar edhe traktorët e tyre.

“Sipas informacioneve të deritanishme personave të arrestuar iu janë konfiskuar edhe mjetet/traktorët e tyre. Policia e Kosovës është duke e trajtuar këtë informacion/rast përmes kanaleve zyrtare”, thuhet në përgjigjen e tijKelani: Xhandarmëria serbe arrestoi dy shqiptarë në Llaushë të Podujevës, ua konfiskoi edhe traktorët.

-Sponzor-