Bahtiri ka dy fjalë për idenë e bashkimit të Mitrovicës

0

Është miratuar me shumicë votash kërkesa e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për ndryshimin e Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativë të Mitrovicës me qëllim të bashkimit të qytetit, raporton Gazeta Express.
Menjëherë pas seancës për ndryshimin e Ligjit për bashkimin e Mitrovicës, në një konferencë për media Agim Bahtiri ka dhënë shpjegime rreth idesë dhe se për të njëjtën kanë qenë në dijeni edhe liderët e Kosovës.

“Kemi biseduar me Pacollin. Idenë time e kanë ditë gjithë liderët dhe ata janë të thirrur t’i dëgjojnë qytetarët”, ka deklaruar Bahtiri duke aluduar kështu në liderët kosovarë.
Tutje ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që propozimin e tij ta mbështesin.

Sponzor

“Kërkoj nga të gjithë të bëjnë këtë kërkesë realitet. Kemi bërë të pamundurën të bashkëpunojmë me ta, por ajo nuk ka qenë reale. Kryetari i veriut ka punu me dirigjime të Beogradit. Ne jemi munduar të bashkëpunojmë, por kjo nuk ka ndodhur dhe kërkoj prej Qeverisë që kjo të bëhet realitet”, ka thënë kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

-Sponzor-