Avokati Gashi për NewBorn: Është njerëzore që nëse e njeh një vrasës ta lajmërosh në organet ligjore

0

Avokati Tomë Gashi, ka folur rreth deklaratave të gazetarit Bajrush Morina, ku ky i fundit aludon se e njeh vrasësin e Enver Malokut, ish-aktivist i LDK-së, shkruan Gazeta NewBorn.

Në një prononcim ekskluziv për Gazetën NewBorn, avokati Gashi tha se janë dy variante që quhet ndjekur në momentin që aludon se e njeh një vrasës.

Sponzor

Gashi, tha se këto dy mundësi janë ligjore dhe njerëzore.

”Po e kam dëgju këtë deklaratë. Kur e njeh një vrasës duhesh me tregu se kush është se përveç që është ligjore është edhe njerëzore. Me këtë tashmë duhet të merret prokuroria dhe ta zbuloj të vërtetën, dhe se duhet dëshmuar për gjitha ato fakte që i ke, nëse e njeh një vrasës”, tha Gashi për Gazetën NewBorn.

 

 

-Sponzor-