As nga burri e as nga prindërit vajzat e gratë nuk marrin trashëgimi

0

E dashur çikë e grua nga fshati e qyteti, ty që me shumë arsyeje sa je e re të quajnë “oj ti çikë” e ke me u emertu si e tillë deri sa të dalësh nuse prej asaj dere të shtëpisë. Kur të bëhesh bijë familja jote është pa ” kasavetin” tënd edhe më nuk ka me iu interesu ajo se çka bën ti mëtutje. E rahatova filanfisteken, nuk ka me pas më gajle për ta, është te burri le ta ungj kryet e le t’punon e të ngon në daahtë me jetu si beg.

Ata medoemos kanë me i shiku djemtë e me i rehatu me ndonjë vajzë të familjes mirë, kanë me u përgadit deri në atë masë sa ty kanë me t’shkelë me aq fuqi që kanë. Kanë me harru at çikën e tyre që heshti sa herë që donin prindërit, qau tinëzisht edhe pse para tyre buzëqeshte, shtati i saj i dikurshëm ka me gjet banues të saj, aq shpejt sa nuk ta merr mendja.

Sponzor

Baba si kryefamiljar e në disa raste edhe babaplak(babgjyshi nëse ishte gjallë) ka me u ba burrë e ka me u përmend anë e mbanë katundit se po e dan hisen. At hise ku ti sbën pjesë në të. Aty ku ti s’llogaritesh më shumë se një bijë. Babaloki e baba po ndan hiset, e bijat nuk janë këtu.

S’kanë çka me lyp, dëgjohej një zë neveritës në qosh të dhomës. -Po a është e rregulluar me ligj trashëgimia në pronë? E drejta e trashëgimit është e garantuar me Kushtetuten e Republikës së Kosovës. Mirëpo, një pjesë e popullsisë së Kosovës ka funksionuar duke ndjekur traditën, që nënkupton ndarjen e pasurisë nga burri kryefamiljar në mënyrë verbale.

U tha, u bë! Raste të shumta kemi edhe publikisht kur duan vajzat e gratë të marrin pjesë në hise. Rasti më i dhimbshëm është i Shyhrete Berisha, ku këtë të fundit familjarët e të bashkëshortit e hodhen jashtë me arsyetimin ti je grua dhe nuk bën pjesë tek familja jonë. Shyhrete Berisha është nëna që ka përjetuar vdekjen e katër fëmijëve para syve dhe vdekjen e bashkëshortit në luftën e fundit të zhvilluar nga Serbia apo ishJugosllavia.

Kjo e fundit gjatë këtijë rasti mbeti e plagosur dhe u intervenu që të dërgohej jashtë shtetit për tu shëruar. Kur mbaroi shërimi ajo u kthye te shtëpia ku kishte formuar familje, ku familjarët e bashkëshortit të ndjerë e larguan nga shtëpia. Ky rast vazhdon akoma, tash e 12 vite në Gjykata.

Po ashtu në kërkim të pasurisë, pas vdekjes së bashkëshortit është edhe këngëtarja Safete Mustafa, ku kjo e fundit me bashkëshortin ka dy vajza. Kjo pretendon se shtëpia e bashkëshortit i takon kësaj dhe dy vajzavs të saj ndërsa në të kundërten vëllezërit e ishbashkëshortit dhe babai i dy vajzave e kundërshtuan me bindje për të marrë pjesë në shtëpinë e Safetes. Ky rast akoma vazhdon. Ka raste kur edhe vajzave e grave iu ofrohet ndarja e hiseve dhe këto nuk e pranojnë.

Me arsyetimin, pjesën tem le te ndajnë mes vete, mua nuk më nevojitet asgjë dhe ” nuk bëhem shtëpi me tokë t’babes” kështu deklaron Hatixhja. Edhe Merrushja thekson se nuk jam unë ajo që du me marr tokë t’babes e mos me pas ku me shu. Se vllaznia i qojnë hunt e nuk mfolin. Nuk e humbi familjen për tokë! A thu edhe sa e sa vajza e gra do ngelën të shkelura nga familja e tyre për shkak të mos ndarjes së pasurisë njësoj si tek vajzat ashtu dhe tek djemtë!?

Në Kosoven tonë të dashur akoma jeton mentaliteti i Kanunit të Lekë Dukagjinit ku thotë se për qika tyne duhet kanagjegjin me ba si me adete e për hise e tjera diskriminohet çika e gruaja. Kjo del në përfundim që ka qika e grua që kërkojnë të drejtat e veta, ka edhe ashtu që janë të izoluara të ngrisin zërin për të drejtat e tyre por dhe ashtu që hjekin dorë qoftë vullnetarisht ose edhe nga kushti që iu vëhet.

Autore: Flaka Ramadani, studente e gazetarisë në UP

-Sponzor-