Arsyeja e tmerrshme, ja pse vrau veten 12-vjeçarja, prindërit do ta padisin shkollën

0

Arsyeja që mendojnë ata se pse vajza 12-vjeçare ka vrarë veten ka shtyrë prindërit e saj që panë tmerr me sy, të padisin shkollën ku bënte mësim vajza e tyre. E lodhur nga “ngacmimet”, vajza 12-vjeçare vret veten, transmeton Gazeta NewBorn.

Tani, prindërit e saj do ta padisin shkollën. I thonin së është një person pa vlera, një humbëse dhe që nuk kishte shoqëri. Fëmijët që po e torturonin këtë vajzë kishin arritur deri në atë pike, sa sipas avokatit të familjes Mallory, e kishin pyetur atë se “Pse nuk po e mbyt veten”.

Sponzor

Në shkollën Rockaway Township në New Jersey, një grup i vajzave të klasës së gjashtë nuk po ndaleshin duke e torturuar gjatë gjithë kohës, siç ka thënë familja e saj. E provokonin, e shikonin keq, dhe e bënin që ajo të e shihte urrejtjen e tyre ndaj saj.

Sipas prindërve të saj, gjithë kjo situatë kishte filluar të afektojë në jetën e vajzës që deri me at kohë ishte gjithmonë shumë e lumtur. Kishte rënë në mësime. Në shtëpi gjatë gjithë kohës ajo ankohej se kishte dhimbje të kokës dhe të barkut. Ju lutej gjatë gjithë kohës që të mos e çonin në shkollë.

Pasi kishte filluar gjithë kjo situatë, prindërit e Mallory kishin vendosur të flasin me mësuesit e vajzës së tyre, këshilltarët po ashtu me personelin administrativ të shkollës si  dhe me prindërit e nxënësve të tjerë.

Ata iu luten atyre që t’i japin fund gjithë kësaj situate stresuese që po i bënte aq keq vajzës së tyre. Me 14 qershor 2017, Mallory e kishte vrarë vetën. Dhe mënyra e vetëvrasjes nuk është bërë e ditur për publikun.

Vetëvrasja e saj e ka prekur gjithë shkollën, komunitetin e New Jersey në përgjithësi. Në këtë vend ekzistojnë ligjet më të ashpra në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e “ngacmimeve”.

Tani prindërit e saj kanë deklaruar se do të e padisin drejtuesit e shkollës së Rockaway Township dhe administratorët e kësaj shkollës të cilët kishin “injoruar lutjeve të prindërve për muaj të tërë për të ndalur këtë situatë”,  kështu ka thënë avokati Bruce Nagel në një konferencë për shtyp. “Kemi të bëjmë me një rast të rëndë të neglizhencës”, ka thënë avokati i familjes.

-Sponzor-