Arrestohen për marrje ryshfeti gardiani serb dhe zyrtari i Ministrisë së Diasporës

0

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona, njëri gardian i Shërbimit Korrektues të Kosovës S.V i nacionalitetit serb dhe P.M Zyrtar në Ministrinë e Diasporës. Ata dyshohen për veprat penale ‘marrje ryshfeti’, ‘dhënie ryshfeti’ dhe ‘përvetësim në detyrë’.
“Të dyshuarit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer veprat e lartcekura, duke shkëmbyer (dhënien) e parave në shumë prej 3.000,00 (tre mijë euro) para të gatshme me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit një të paraburgosuri të nacionalitetit serb, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë .

Njësitet relevante policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me këtë rast, duke përfshirë edhe hetimet ndaj mundësisë së organizimit të ndonjë tentim ikjeje të personit të paraburgosur në fjalë

Sponzor

Ndaj të dyshuarve pas intervistimit dhe kompletimit të procedurave policore, me aktvendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orës”, tha policia përmes komunikatës dërguar mediave.

-Sponzor-