Apeli konfirmon zyrtarisht: Aktivistët e VV-së do të rigjykohen

0

Gjykata e Apelit të Kosovës ka konfirmuar se rasti i aktivistëve të Vetëvendosjes, të dënuar nga Gjykata Themelore për sulmin në Kuvend, është kthyer në rigjykim.

Dje Apeli vendosi që t’ua ndërpresë masën e paraburgimit Egzon Halitit, Frashër Krasniqit dhe Atdhe Arifit.

Sponzor

“Për shkak të interesit të madh të mjeteve të informimit dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje. Në këtë fazë gjykata është duke e përpiluar vendimin më shkrim, në të cilin i cili do të jepen edhe arsyet”, thuhet në njoftim të Gjykatës së Apelit.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-