Anita Haradinaj ‘përplaset’ keq me një qytetar: “Euu multitalent bre!”

0

Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita gjatë ditës së djeshme ka publikuar disa fotografi nga mini maratona në “Prishtina 2019” e cila ishte e gjatë 21 kilometra.

E për këtë, Anita ka marrë edhe një numër të madh komentesh. Mirëpo, jo të gjithë e kanë përgëzuar atë. Kishte edhe prej tyre që e kritikuan gruan e kryeministrit.

Sponzor

Njëri ndër ta ka shkruar se duhet organizuar edhe një vrapim në veri të Mitrovicës, pasi atje nuk ka sovranitet, ndërsa në Prishtinë është më e lehtë.

Por, i menjëhershëm ishte komenti i Anitës, ajo me ironi ia ktheu komentuesit duke e pyetur se me çfarë merret.

-Sponzor-