Ambasadorët i gëzohen ‘pishmanit’ të politikanëve për zhbërjen e Speciales: Tash mbajeni fjalën

0

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një deklarate të përbashkët kanë mirëpritur deklaratat e fundit të udhëheqësve politik Kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara.

“Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gadishmëri. Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gadishmërinë për tu integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtarë”, thuhet në deklaratën e vendeve të QUINT-it.

Sponzor

Në deklaratë theksohet se me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia.

-Sponzor-