Albulena i bën për pesë pare deputetët: Duhet t’ju vie turp!

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka quajtur të turpshme mungesën e pjesës dërrmuese të deputetëve në seancën e kuvendit përderisa VV e ka ngritur çështjen e vdekjes ne burg të aktivistit Astrit Dehari dhe dënimit të katër aktivistëve të Vetëvendosjes
“Është e turpshme për deputetet qe nuk qëndrojnë në sallë derisa po diskutohet për një dënim të një aktivisti të VV-së.Dhe që katër qytetarë të Kosovës janë dënuar pa asnjë fakt”, ka thënë ajo.

Në seancën e sotme kanë marrë pjesë një numër i vogël i deputetëve, ndërkohe që LDK ka bojkotuar të gjithë seancën.

-Sponzor-