Albin Kurti kërkon heqjen e taksës

0

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është i pakënaqur me marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës.

Kurti foli në TVSH për pengesat fizike mes dy vendeve, tha se taksa e Rrugës së Kombit është gabim.

Sponzor

“Taksa në Rrugën e Kombit është gabim. Ne pa e hequr ende këtë kufij, e vumë edhe një tjetër, për të cilin duhet ta fusim dorën në xhep”.

“Ky lloj dyfishimi plus me pagesë është indinjues, përveçse dëmtues. Mbase si qeveri e re duhet të fillojmë bisedimet me qeverinë e Shqipërisë që kjo të mos vazhdoj kështu, aq më tepër kur dihet se nuk është duke përfituar shteti, se sa është duke përfituar një privat”, ka thënë Kurti, shkruan Insajderi.

-Sponzor-