Albin Kurti i ka dy fjalë për aktivistët e tij që mbetën në burg

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka reaguar për vendimin e Gjykatës që ua vazhdoj paraburgimin gjashtë aktivistëve të kësaj Lëvizje.

Kurti ka thënë se vendimi është i padrejtë dhe se pushteti dëshiron ti frikësoj ata.

Mirëpo Kurti ka theksuar se nuk ka ka burg e paraburgim, persekutim e izolim, që e ndal aktivizimin studentor.

“Përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar aktivizmin studentor dhe punën e SKV-së, përkojnë me qasjen e tyre të përgjithshme: ata duan t’i frikësojnë të rinjtë dhe t’i largojnë ata nga politika. Mirëpo Universiteti i Prishtinës dhe studentët e profesorët e angazhuar politikisht, gjithnjë i kanë prirë ndryshimeve progresiste në historinë e Kosovës, dhe kështu do të jetë sërish. Nuk ka burg e paraburgim, persekutim e izolim, që e ndal aktivizmin studentor.” ka shkruar Kurti në rrjetin social facebook.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Dje na lajmëruan se gjashtë aktivistë të Lëvizjes, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Endrit e Januz Shatri, Kreshnik Gega e Korab Muhadri, të cilët u mbajtën për gati një muaj në paraburgim ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.

Prej këtyre gjashtëve, pesë janë studentë shumë aktivë të organizatës studentore SKV (Studim – Kritikë – Veprim). Arrestimi i pakuptimtë i tyre, e sidomos mbajtja kaq e gjatë në paraburgim, e ka pamundësuar aktivizmin e këtyre studentëve mu në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës që do të mbahen në datën 15 maj.

Përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar aktivizmin studentor dhe punën e SKV-së, përkojnë me qasjen e tyre të përgjithshme: ata duan t’i frikësojnë të rinjtë dhe t’i largojnë ata nga politika. Mirëpo Universiteti i Prishtinës dhe studentët e profesorët e angazhuar politikisht, gjithnjë i kanë prirë ndryshimeve progresiste në historinë e Kosovës, dhe kështu do të jetë sërish. Nuk ka burg e paraburgim, persekutim e izolim, që e ndal aktivizmin studentor.