Alarmon Gjuriq, flet për vrasjen e Ivanoviqit

0

Prishtina nuk i ka ofruar informacione Serbisë lidhur me atë se deri ku ka arritur hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kështu ka deklaruar sot drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i cili ka shtuar se institucionet ndërkombëtare duhet të reagojnë dhe “të shtyjnë Prishtinën” për të bashkëpunuar me Beogradin.Sipas tij, nga autoritetet e Prishtinës nuk kanë marrë një përgjigje cilësore dhe relevante për vrasjen që siç tha ai “ndodhi në territorin nën juridiksionin e tyre dhe se Serbia do të vazhdojë hetimet e saj”

Sponzor

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar para zyrës së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDp në Mitrovicën Veriore.

-Sponzor-