Aksident me shtatë të lënduar në Prishtinë

0

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Tirana në Prishtinë.

Në këtë aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar shtatë persona. Rastin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

Sponzor

“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Tirana në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona. Të njëjtit ishin duke qarkulluar me automjetin i cili ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar, duke u rrokullisur në fund të rrugës, pjesë e rrugës kjo e cila është e ndaluar për qarkullim për shkak të punimeve”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Ndryshe fundi i rrugës Tirana është pjesa ku po kryhen punimet e cila lidhet me rrethin kryesor në kryeqytet./

-Sponzor-