Ajo shkoi për konsultë tek psikiatri… ai largohet dhe fton pastruesen që ta trajtojë pacienten!

0

Një grua e bukur me një veshje të shtrenjtë shkoi tek psikiatri duke i thënë se ajo ishte në depresion dhe jeta e saj ishte e pakuptimtë.

Psikiatri thirri zonjën që pastroi dyshemenë e zyrës dhe pastaj i tha zonjës së pasur, “unë do t’i lutem Marisë që punon këtu me ne, t’ju tregojë se si e gjeti lumturinë. E gjitha çfarë unë dua që ju të bëni është ta dëgjoni atë me durim.”

Sponzor

Pra, zonja e vjetër e vuri poshtë fshesën e saj, u ul në një karrige dhe i rrëfeu historinë e saj:

“Burri im vdiq nga kanceri. Tre muaj më vonë, djali im i vetëm u aksidentuar nga një makinë dhe për pasojë humbi jetën. Nuk kisha askënd. Nuk më ka mbetur asgjë. Unë nuk mund t’i mbyllja sytë as për të fjetur. Unë nuk mund të haja, unë kurrë nuk buzëqeshja me askënd.

Unë madje mendova të vrisja veten.

Pastaj, një mbrëmje, një kotele e vogël më ndoqi nga puna te shtëpia. Disi, u ndjeva keq për atë kotele. Jashtë ishte ftohtë, kështu që vendosa të lejoja brenda kotelen. I dhashë ca qumësht dhe pastaj ajo kotele e vockël e bëri pjatën të pastër duke e lëpirë.

Pastaj vinte duke më përkëledhur tek këmba ime dhe, për herë të parë pas shumë muajsh unë buzëqesha.

Pastaj me vinin mendime të ndryshme; në qoftë se duke ndihmuar një kotele të vogël mund të më kthente buzëqeshjen, ndoshta duke bërë diçka për njerëzit mund të më bënte të lumtur.

Kështu që të nesërmen, bëra gati përbërësit dhe vendosa të pjekja disa biskota dhe ia çova ato fqinjit të sëmurë në shtrat.

Çdo ditë u përpoqa të bëja diçka të këndshme për dikë. Më falte lumturi kur i shihja ata të lumtur. Sot, ndjej se zemra ime është zbutur dhe kjo më jep qetësim. Kam gjetur lumturinë duke ua dhënë atë të tjerëve.”

Kur e dëgjoi këtë, zonja e pasur qau…

Ajo kishte gjithçka që mund të blinte me para, por ajo humbi gjërat që paratë nuk mund të blejnë.

Bukuria e jetës nuk varet nga sa të lumtur jeni, por sa të lumtur të tjerët mund të jenë për ju.

– Lumturia nuk është një destinacion, është një rrugëtim.

– Lumturia nuk është nesër, është tani.

– Lumturia nuk është një varësi, është një vendim.

– Lumturia është ajo që je, jo ajo që ke!

– Ti je e lumtur vetëm atëherë kur bëhesh shkaku i lumturisë së të tjerëve.

-Sponzor-