Ai tha që Jezusi do ta mbronte nga gjarpri helmues, ja çfarë i ndodhi

0

Ky është momenti i tmerrshëm kur një pastor kontrovers amerikan, babai i të cilit kishte vdekur nga kafshimi i gjarprit, sulmohet gjithashtu nga zvarraniku helmues.

Cody Coots është pastor në kishën “Full Gospel Tabernacle in Jesus Name” në Middlesboro, Kentucky, SHBA.

Gjatë predikimit të tij, Pastor Coots, shihet duke mbajtur një gjarpër përderisa predikon në kongregacionin e tij, transmeton Gazeta Express.

Sponzor

Duke e mbajtur me njërën dorë, gjarpri hap gojën e tij dhe e sulmon në vesh pastorin – i cili pavarësisht kësaj, e vazhdon predikimin duke menduar se Jezusi do t’i ndihmojë.

Shumë shpejt, ai fillon të ngulfatet dhe të bjerë në tokë, përderisa anëtarët e kishës vrapojnë për ta ndihmuar atë.

 

-Sponzor-