Afganistan: Janë vrarë dhjetëra talibanë

0
epa06275091 Afghan Army soldiers search people at a check point on a highway leading to the Maiwind district of restive Kandahar, Afghanistan, 19 October 2017. At least 43 soldiers were killed and another nine were wounded on 19 October, in a coordinated attack by the Taliban on a military base in Maiwind district in Kandahar province. Over the last two and a half years, the Afghan government has been losing ground to the Taliban and now controls only 57 percent of the country, according to the United States Special Inspector General for Afghanistan Reconstruction (SIGAR). EPA-EFE/MUHAMMAD SADIQ

Një zyrtar i sigurisë së Afganistanit thotë se 83 talibanë janë vrarë mbrëmë vonë, gjatë një operacioni të forcave të inteligjencës në provincën jugore, Kandahar.

Sultan Mohammad, shef i opercioneve ushtarake afgane në rajonin Maivand, i tha sot Radios Evropa e Lirë se dhjetëra makina dhe motoçikleta të militantëve, po ashtu, janë shkatërruar në operacion, i cili ishte mbështetur nga sulmet ajrore.

Sponzor

“Grupi i kryengritësve ishte mbledhur për të lansuar sulme të koordinuara kundër postblloqeve të forcave afgane në rajonet Pangjvai dhe Miavand, në provincën Kandahar”, ka thënë Mohammad.

Ai nuk ka njoftuar nëse në mesin e forcave afgane ka pasur viktima.

Talibanët nuk kanë bërë komente të menjëhershme për këtë operacion, që ka ndodhur derisa qeveria afgane, e mbështetur nga perëndimi, ka bëtë përpjekje për tu mbrojtur nga militantët, prej tërheqjes së pjesës më të madhe të rupave të NATO-s në vitin 2014.

Gjatë javëve të fundit, kryeqyteti Kabul është goditur nga disa sulme vdekjeprurëse, përfshirë një sulm masiv vetëvrasës me makinë-bombë në pjesën qendrore më 27 janar, nga i cili janë vrarë më se 100 vetë, ndërsa përgjegjësinë e patën marrë militantët talibanë.

-Sponzor-