A janë “korrigjuar” raportet mes Thaçit e Haradinajt?

0

Thaçi e Haradinaj takohen kohë pas kohe mes vete por duket se raportet me njëri tjetrin nuk i kanë si më parë.

Të dy liderët u takuan edhe të hënën kur akademiku Nexhat Daci promovoi librin “Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës”.

Sponzor

Doren ia zgjaten njëri tjetrit e edhe i ndërruan dy-tri llafe, megjithatë nuk u pa ndonjë afërsi mes tyre.

Krah Thaçit u ul Begjet Pacolli që erdhi bashkë me Haradinajn.

E me të Thaçi u pa pak me i buzëqeshur.

Të ulur me Dacin në mes, dy liderët shtetërorë dëgjuan atë se çka u tha në këtë promovim e ku autori përmendi edhe çështjen e pamundësisë së të rinjuëve për të lëvizur pa viza.

“Një periudhë tepër e vështirë, që është udhëhequr gjatë edhe ekonomia, politika, siguria nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa sot të gjitha shtetet e Ballkanit kanë lëvizje të lirë ndërsa rinia jonë nuk mund të shkojë as për studime pa 1 mijë dokumente”.

Ndër të tjera, akademik Daci theksoi se klasa politike në parlament pas lufte, sipas tij, ka qenë intelektuale dhe se grupet parlamentare kanë bashkëpunuar me kënaqësi.

“Mund të ju them se klasa politike në parlament pas lufte ka qenë aq intelektuale aq shpirtmirë, saqë ka qenë kënaqësi e veçantë të bashkëpunohet me grupet parlamentare të LDK-së dhe të PDK-së, asnjëherë nuk ka ndodhë që në seanca parlamentare të ketë konfrontime të turpshme që janë tani.

Daci bëri thirrje që të luftohet për realizimin e shtetësisë së plotë të Kosovës.

Arsim Bajrami, recensent i librit, tha se vetë emërtimi i librit tregon vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Ky është emërtimi më adekuat që tregon vështirësitë e Kosovës.

Nuk mund të ketë më mirë se ky emërtim. Autori ka pasur rol të rëndësishëm në këtë sukses, tregon pozita te misioni i UNIMIK-ut që ka qenë në Kosovë”.

Bajrami tha se mesazhi i librit është pasqyrimi real i momenteve kritike që ka kaluar populli i Kosovës.

Xhyljeta Mushkolaj, recensente, duke folur për librin në fjalë, tha se ky botim pasqyron formën e veçantë të narracionit të revistave e fjalimeve publike.

E kur fjalimet në këtë promovim përfunduan Thaçi e Haradinaj i zgjatën dorën njëri tjetrit dhe dolën se bashku nga salla.

E siç dihet përballë e nga distanca Presidenti e Kryeministri sulmuan njëri-tjetrin .

I pari ia nisi Kryeministri në Marinë.

E Presidenti po ashtu ishte i ashpër , madje i përmendi edhe shkarkimin Haradinajt.

-Sponzor-