A i keni vërejtur këto detaje tek klipet e reja të Erës?

0

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi po ecën tejet mirë në tregun ndërkombëtar.

Ajo tash e një kohë ka bërë debutimin në tregun e huaj e cila ka sjell edhe një mori projektesh, shkruan lajmi net.

Me një këngë të vetme u bë e njohur në gjithë botën, kurse më pas filloi publikimin e këngëve në gjuhën angleze.

“Redrum”, “No I love yous”, “Prisoner”, “Live it up” dhe kjo e fundit “Oh God”, janë vetëm disa nga projektet e Erës në të cilat vjen më ndryshe siç jemi mësuar.

Karakteristikë e këtyre projekteve të reja të Era Istrefit është se shfaqet shumë më ndryshe si në pamje ashtu edhe në mënyrën e realizimit të këngëve që përkon me yjet e njohura ndërkombëtare siç janë Rihanna, Jlo e shumë të tjera.

Era vjen tejet e thjeshtë sa që më shumë rëndësi i kushton videoprojektit sesa pamjes, siç është rasti me shumë nga këngëtaret tona.

Për më shumë ndiqni klipet atraktive të Erës dhe vlerësojeni.