A e dini se kush u lirua tani nga burgu?

0

Një princ saudit i arrestuar pasi kritikoi goditjet ndaj korrupsionit, raportohet se është liruar nga paraburgimi.
Të afërmit e princit Khaled bin Talal ndanë fotografitë në mediat sociale këtë fundjavë, duke treguar princin që përshëndet familjen e tij.

Princi, i cili u mbajt për gati një vit në paraburgim, është një nip i mbretit Salman.

Sponzor

Vëllai i Princit Khaled, Princi Alwaleed bin Talal, ishte midis dhjetëra princër dhe figura të tjera të larta, të arrestuar për korrupsion vitin e kaluar.

Masa e fundit vjen në mes të presionit të ashpër mbi princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Analistët thonë se autoritetet saudite duket se po përpiqen të zbusin krizën duke rritur mbështetjen nga brenda familjes mbretërore.

Edhe lufta ndaj korrupsionit, thuhet se pati prapavijë për të forcuar pozitat e pushtetit të princit të Kurorës.

-Sponzor-