A do ta votojë Lista Serbe Demarkacionin – Apostolova “përgjigjet” kështu!

0

Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, nesër pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi partitë shqiptare kanë arritur konsensus për ta votuar Demarkacionin, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sponzor

Megjithatë pa Vetëvendosjen dhe Listën Serbe, marrëveshja nuk mund të kalojë në Kuvend, pasi LDK, PDK, AAK dhe NISMA nuk i kanë bashkërisht 80 vota aq sa duhen për të kaluar marrëveshja në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Nataliya Apostolova, shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, është takuar disa herë me përfaqësuesit e Listës Serbe, për t’i bindur ata që ta votojnë këtë marrëveshje.

Megjithatë ajo sot i është shmangur përgjigjes kur është pyetur nga gazetari i Klan Kosovës se a do ta votojë Lista Serbe nesër Demarkacionin.

-Sponzor-