65 persona vdesin nga nxehtësia në këtë vend të botës, por nuk e prishin dot agjërimin

0

Temperaturat tejet të larta, kanë vrarë të paktën 65 persona në vetëm tre ditë në Karaçi, Pakistan. Ato arritën 44 gradë të hënën, njoftojnë mediat lokale, cituar nga Reuters.

Situata u përkeqësua si shkak i ndërprerjeve të energjisë në gjithë vendin dhe agjërimit të vazhdueshëm në muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit shumë muslimanë nuk hajnë dhe nuk pijnë për orë të tëra.

Sponzor

Derisa, po vazhdon vala e nxehtësisë, njerëzit atje po këshillohen të qëndrojnë brenda dhe të shmangin nxehtësinë.

Vala e nxehtësisë ka arritur edhe në Indinë qendrore dhe veriore. Temperaturat pritet të mbesin të larta deri në ardhjen e shirave të cilat parashikohet të vijnë në fillim të qershorit në jug të Indisë për të vazhduar në veri gjatë gjithë muajit, që përkojnë me fundin e Ramazanit më 14 qershor.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit në Karaçi kanë duruar një nxehtësi aq të fortë. Një valë e nxehtë erdhi në vitin 2015 në qytet, ku temperaturat arritën deri në 45 gradë Celsius, duke vrarë të paktën 1,300 njerëz, duke përfshirë shumë njerëz të sëmurë dhe të moshuar.

-Sponzor-