57- vjeçarja niset për Gjermani, vdes në autobus në Prishtinë

0

57 vjeçarja T.B në orët e para të mëngjesit të sotëm ishte nisur nga Peja me autobus për një udhëtim në Gjermani, por, me të mbërritur në Prishtinë ishte alivanosur. Më pas ekipi i Emergjencës kishte konstatuar vdekjen e saj,  raporton Gazeta Express, transmeton Gazeta NewBorn.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në ora 7 në rrugën “Jusuf Gërvalla” është alivanosur T.B (1961), më pas është njoftuar Emergjenca ku është konstatu vdekja e saj”, tha Policia për Gazetën Express.

Sponzor

Gazeta Express mëson se T.B kishte probleme me tension dhe me zemër përderisa ka ndërruar jetë brenda në autobus. Destinacioni i autobusit ishte Kosovë-Gjermani.

-Sponzor-