’45-vjeçare që do me bo show’, Enca shpërthen ndaj Roselës (Video)

0

Pas një deklarate të Rosela Gjylbegut në “Shiko kush luan” ku u shpreh se nuk do të bënte kurrë këngë me Encën, kjo e fundit mbrëmjen e djeshme bëri disa postime që i drejtoheshin Roselës ku ndër të tjera e quante “gjyshe”, por nuk paska përfunduar me kaq.

Enca më vonë ka bërë edhe një vide live ku ka folur me tone therëse për Roselën dhe shprehet se ajo po mundohet të bëjë show.

Sponzor

“Rosela Gjylbegu është gati me u fut në treg sërish, është gati me u bo pjesë e showbizit, gati me u bo pjesë e mediave rozë, gjithë koncertet në Diasporë, Amerikë, Afrikë, në Gjylbeg dhe fshatra të tilla. Rosela Gjylbegu is back! Po mundohet të hyjë sërish në biznes, po mundohet të bëjë show. Të gjithë ju lutem ndihmojeni, bëjini follow. Nuk e di çfarë ka kjo vajzë, mundohet të thotë broçkulla për mua. Nëse do e thoshte një vajzë 15-vjeçare do ishte lezetshëm, por jo një 45-vjeçare”, thotë Enca ndër të tjera në video të cilën më pas e ka fshirë.

-Sponzor-