24 vjeçarja i dha fund jetës duke u vetëvarur, familjarët zbulojnë shkakun

0

Ndërsa, sipas të afërmve të viktimës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe depresioni.
Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, prapa pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Policia është lajmëruar nga familjarët e viktimës dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.2.

Burimet thanë per Panorama se, pasi është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe nga ekzaminimet paraprake të mjekëve ligjorë, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Ndërsa, sipas të afërmve të viktimës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe depresioni.

Sponzor

Burimet thanë se 24-vjeçarja kishte mbaruar studimet e larta në Tiranë, ndërsa nuk kishte arritur të gjente punë në profesionin e saj. Prej pak kohësh ajo kishte filluar punë në një “Call Center”, në kryeqytet, por ndërkohë familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike, që kanë sjellë shqetësime edhe te 24-vjeçarja, e cila së fundmi kishte shfaqur probleme me depresionin.

Megjithatë, nuk dihet nëse merrte apo jo mjekim për këtë problem. “Më datë 02.10.2018, rreth orës 11:20, mbrapa pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’, dyshohet të jetë vetëvarur shtetasja E.Y., 24 vjeçe, lindur në Mallakastër dhe banuese në Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e kryeqytetit.

-Sponzor-