Albin Kurti i çon selam Thaçit e Haradinajt për Demarkacionin!

0

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka legjitimuar veprimin e deputetëve të partisë së tij që hodhen gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ratifikimi i ‘Demarkacionit’ të Murat Mehës me Malin e Zi është legjitimim i tradhtisë së Presidentit Hashim Thaçit.

Kurti, ka akuzuar krerët shtetëror Haradinajn, Thaçin dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa se kanë vepruar të ndarë për të dëmtuar shtetin.

Sponzor

“Janë të gjithë bashkë në dëmtimin e Kosovës. Janë secili të ndarë në garën e efikasitetit për dëmtimin e Kosovës. Serviliteti ndaj burokratëve ndërkombëtarë është bërë servilitet ndaj fqinjëve hegjemonë. Sepse, stabiliteti (në kurriz të drejtësisë) në Kosovë është veçse në funksion të stabilitetit rajonal (në kurriz të Kosovës)”, tha Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e tij:

Ratifikimi i ‘Demarkacionit’ të Mehës me Malin e Zi është legjitimim i tradhtisë së Thaçit. Pasnesër ai i ratifikuar shkon në Bruksel për ta vazhduar ‘Zajednicën’ me Vuçiqin.

Ky regjim dëshiron t’i thotë Malit të Zi, Serbisë dhe ndërkombëtarëve se Isa Mustafa nuk ua kryen ‘Demarkacionin’, është Ramush Haradinaj ai që fal tokë të Kosovës; dhe, Isa Mustafa nuk ua kryen ‘Zajednicën’, është Hashim Thaçi ai që fal shtet të Kosovës. Janë të gjithë bashkë në dëmtimin e Kosovës. Janë secili të ndarë në garën e efikasitetit për dëmtimin e Kosovës. Serviliteti ndaj burokratëve ndërkombëtarë është bërë servilitet ndaj fqinjëve hegjemonë. Sepse, stabiliteti (në kurriz të drejtësisë) në Kosovë është veçse në funksion të stabilitetit rajonal (në kurriz të Kosovës).

Ndërkohë, qytetarëve tonë ua premtojnë heqjen e vizave pikërisht kriminelët që nuk duan të hiqen nga pushteti në Kosovë, e të cilëve u mbetet edhe një kusht i BE-së mandej: ta luftojnë vetveten.

-Sponzor-