10 sjellje të çuditshme të një personi të sinqertë

0

Ju keni zbuluar se mund të jeni një empat dhe doni të dini shenjat e sakta!

Pasi të mësoni truket e mbrojtjes psikike, do ta keni shumë më të lehtë për të lundruar në këtë botë pa u goditur energjikisht gjatë gjithë kohës.

Sponzor

1. Ju mund të merrni energjinë e njerëzve të tjerë
Ju nuk bëni dot ndryshe. Ky është tipari kryesor i të sinqertit. Ju e ndjeni energjinë dhe emocionet e dikujt tjetër, pastaj filloni të vibroni të njëjtin emocion. Nëse një tjetër po qan, ju mund të filloni të përloteni.

Dikush është i zemëruar – ju mund ta ndjeni këtë zemërim fjalë për fjalë që konsumon aureolën tuaj. Dikush është i frikësuar – ju zhyteni thellë me ta dhe nuk bëni dot ndryshe! Ju ngjan e njohur?

Lajmi i mirë është se sapo të bëheni të vetëdijshëm se kjo nuk është normale (jo-empatët nuk i bëjnë asnjë nga këto gjëra) atëherë ju jeni në gjysmë të rrugës për të gjetur një zgjidhje për këtë. Kush dëshiron të vibrojë emocionet e njerëzve të tjerë gjatë gjithë ditës? Është rraskapitëse!

2. Intuitë natyrshëm të lartë
Keni intuitë të mprehtë, por jo të gjithë e kanë? Në fakt jo, pasi si një empat që jeni, ju keni aftësi unike që të tjerët nuk i kanë.

Si një empat, ju ndjeni gjëra psikike. Ju e dini se çfarë ndjejnë të tjerët vetëm duke i parë ata. Ju bisedoni me ta dhe ju mund t’i dini qëllimet e tyre pa i nxjerrë ata ende nga goja.

Ju e kuptoni mënyrën se si ata mendojnë, sikur të ishin një vazhdimësi e vetes tuaj. Është e thjeshtë. Ju thjesht e dini atë që dini. Intuita juaj ndizet në të gjithë cilindrat.

3. Njerëzit ju “shterojnë”
Ky mund të jetë një problem për ju. Kur ndodheni rreth njerëzve të tjerë, ju jeni aq dhënës duke marrë emocione ose probleme të të tjerëve, por në fund përfundoni të lodhur.

Nëse e bëni këtë çdo ditë, duke dhuruar me dëshirë energji për të ndihmuar të tjerët, ju zbuloni se nuk ju ka mbetur shumë për veten tuaj.

Ju bëheni gjithnjë e më shumë të shteruar dhe ndoshta të inatosur e të zemëruar. Përgjigjja është që të tërhiqesh dhe të mos e lëshosh veten aq lehtë.

Jepuni vetëm atyre që kanë një farë të drejte të marrin, njerëzve tuaj të afërt për shembull. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe përkëdheleni veten. Vendoseni veten në vend të parë për pak kohë.

4. Ju tërhiqni njerëz të “thyer”
Njerëz të tjerë mund t’i ndiejnë personat dhënës dhe përpiqen të fillojnë një miqësi. Njerëzit mund t’ju afrohen juve në vende publike, në punë, etj., sepse ju dërgoni një mesazh në univers që do t’u jepni kohë të huajve, do t’i dëgjoni dhe do t’u ofroni atyre ngushëllim.

Kjo është gjë e bukur, apo jo? Ndoshta, derisa t’ju mbarojë koha dhe energjia.

Ata nuk e kuptojnë se ka një limit, se keni një shpatull të gjerë për ta që të qajnë. Ky aktivitet duhet të ndalet. Ju nuk keni ardhur në këtë tokë për të shëruar çdo person që vjen në rrugën tuaj.

5. Turmat ndikojnë në ju
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por jo për empatët. Dhomat e mbushura me njerëz, ngjarjet, rrugët ose festat mund t’i dërgojnë shqisat tuaja në një lëmsh të madh, të mbingarkuar, me emocione të njëkohshme që vijnë drejt jush në të gjitha drejtimet.

Ngjan me një makth, apo jo? Ju mund të ndjeni humorin e njerëzve ose energjinë mbizotëruese teksa ecin para jush.

Një person agresiv mund të ndihet për ju si një grusht energjik ose një shuplakë në fytyrë teksa kalon. Një shpirt i butë nuk do të “emetojë” një grusht të tillë dhe do të duket i qetë në krahasim me të parin.

6. Përjetimi i mjedisit është i rëndësishëm
Disa empatë mund ta ndiejnë dhimbjen e botës, si një mallkim. Të tjerët janë vetëm të vetëdijshëm për energjinë e qytetit ose të lagjes ku jetojnë. Shumë empatë përfundojnë duke jetuar në zona më të vogla ku energjia e popullsisë është më pak e dallueshme.

Të jetosh në një zonë shumë të gjallë, në një zonë krimi ose në një zonë shumë të populluar, të dendur, mund të shterojë energjinë e empatit.

Si një empat që jeni, a nuk e adhuroni një shtëtitje në një vend të vetmuar për të rimbushur energjitë?

7. Jeni shumë të ndjeshëm
Kjo është diçka e lindur për ju. Juve nuk ju pëlqen të shihni asnjë qenie të gjallë në dhimbje ose vuajtje sepse ju vuani bashkë me ta. Disa empatë mund të ndiejnë edhe simptoma fizike që përputhen me atë që po kalojnë të tjerët.

Nëse dhuna në televizion është ekstreme, të duhet të ndryshosh kanalin. Nëse ka një skenë të pakëndshme, një debat ose dikush po ngacmohet, tallet, ju largoheni nga dhoma nëse nuk mund t’i ndihmoni.

Ju nuk doni ta shihni një skenë të tillë ose ta ndjeni.

8. I dalloni lehtë gënjeshtrat
“Ah, gënjeshtarë, gënjeshtarë”. Ju e dini se kur ata janë duke gënjyer. Ju nuk e dini se si e bëni, por thjesht e dini. A nuk e kuptojnë ata se jeni një empat?

Kë mendojnë ata se janë duke mashtruar? Nuk mund ta provoni gjithmonë gënjeshtrën, por ju e dini se kë të besoni dhe kë jo. Është e lehtë në fakt për ju, pasi këto gënjeshtra janë kaq fëminore për ju.

9. Shërimi Emocional është Dhuntia juaj
Nëpërmjet dhembshurisë tuaj dhe kohës së kaluar duke kuptuar problemet e të tjerëve, ju i shëroni. Po, kjo është një nga dhuntitë tuaja. Kjo është arsyeja pse ju tërhiqni të gjithë ata njerëz që duan shërimin.

Me të vërtetë mund t’i ndihmoni të dashurit tuaj duke ua dhënë këtë dhunti, të të dëgjuarit, të kuptuarit dhe kujdesurit me të vërtetë. Jo të gjithë e bëjnë këtë për njerëzit. Përdoreni këtë dhunti kur ia vlen.

Ju do të mësoni se kë të shëroni dhe kë të largoni. Disa njerëz do ta marrin shërimin tuaj dhe pastaj do të ecin përpara dhe do t’ju shkelin.

Zbuloni se kush janë miqtë tuaj të vërtetë para se t’ua ofroni këtë dhunti të mahnitshme. Ju keni diçka reale për t’i ofruar botës, prandaj kuptojeni vlerën e saj, sepse vlen shumë. Por, kini kujdes dhe zbuloni se kush janë miqtë tuaj të vërtetë dhe kush janë ata që vetëm dëshirojnë të marrin dhuntinë tuaj.

10. Empatët i injorojnë problemet e tyre
Së fundi, ju jeni një ekspert në injorimin e problemeve tuaja, për të cilat duhet të flisni. Ju jeni kaq të zënë me shërimin e të tjerëve, kurrë nuk mësoheni për të folur për atë që ju nevojitet. Ju mbani peshën e problemeve të tyre së bashku me tuajat.

Kur është koha e shërimit për ju?

Ju e dini që jeni plot me probleme, por po i shtypni të gjitha gjërat tuaja, në dobi të ndihmës për të gjithë të tjerët? Ju mund ta hiqni nga mendja këtë dhe as të mos e kuptoni.

Por me siguri në një moment apo në një tjetër, ju mund ta gjeni veten të thyer. Të gjithë ata që i kanë ndryrë emocionet dhe problemet duhet të dalin e të shërohen në një moment a tjetër.

Mësoni të kujdeseni për problemet tuaja kur ju shfaqen. Dedikojini vetes një ditë, dreqin një javë, për të vënë në vijë gjërat tuaja. Në këtë mënyrë, ju nuk do të shpërtheheni ose do të thyheni në një moment në të ardhmen.

-Sponzor-