​Operohet Majlinda Kelmendi, kjo është gjendja e saj shëndetësore

0

Kampionia e Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi, është operuar në shpinë për shkak të një problemi që e kishte pasur për një kohë të gjatë. Operacioni ishte i suksesshëm dhe medaljista e artë pritet të shërohet plotësisht në tetor.

Drejtori sportiv i Federatës së Xhudistëve në Kosovë, Driton Kuka, ka bërë të ditur për Gazetën Express, se Majlinda do të rikuperohet në kohë për të marrë pjesët në normat kualifikuese për Lojërat Olimpike të vitit 2020, të cilat do të mbahen në Japoni.

Sponzor

“Majlinda e ka kaluar me sukses operacionin në shpinë. Nuk është asgjë serioze dhe tani ajo është mirë. Operacioni është bërë tani që të ketë kohë të rikuperohet për normat e Lojërave Olimpike. Presim të shërohet ne tetor”, ka thënë Driton Kuka për Gazetën Express.

Kuka e ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për ofrimin e trajtimit për Majlinda Kelmendin dhe ka thënë se ata janë duke biseduar për të arritur një marrëveshje sipas së cilës sportistët kosovarë do të përkraheshin më shumë prej Ministrisë së Shëndetësisë.

 

-Sponzor-