​Dhurata Hoxha: Pa e luftuar korrupsionin s’ka integrim

0

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Ditën botërore kundër korrupsionit, i bashkohet me mesazhin global: Të bashkuar kundër korrupsionit. Për zhvillim, paqe dhe siguri.

“Dita Botërore kundër korrupsionit, na rikujton detyrimin madhor që të ndërmarrim veprime dhe të nxisim luftimin e korrupsionit, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha mënyrat që shfaqet ai”, ka shkruar Hoxha.

Sponzor

Ajo ka thënë se s’ka asnjë ecje drejt proceseve integruese nëse s’luftohet korrupsioni.

“Vendi ynë, nuk mund të shënojë suksese në cilëndo lëmi, as në proceset integruese dhe reformat gjithëpërfshirëse, nëse nuk kemi sukses kundër korrupsionit, kudo që shfaqet. Andaj, i bashkohemi mesazhit global – Të bashkuar kundër korrupsionit. Për zhvillim, paqe dhe siguri!”, ka shtuar ajo.

-Sponzor-